Gjesti i pabesueshëm i Blazhikovskit, luan vullnetarisht për klubin në prag të falimentit

Jakub Blazhikovski është një emër që e njihni të gjithë. Sulmuesi polak, i cili shkroi histori me Borusian e Dortmundit vite më parë, do të rikthehet në vendlindje, aty ku nisi rrugëtimi i tij, te klubi i Vislës së Krakovit.

Skuadra 13 herë fituese e kampionatit polak po përjeton një ndër momentet më të errëta të historisë së saj. Pas vitesh me radhë menaxhimi skandaloz, klubi rrezikon falimentin për shkak të borxheve kolosale të akumuluara ndër vite.

Blazhikovski kur luante me Uizla Krakov para 11 vitesh

Në mënyrë të pabesueshme, Blazhikovski vendoi të kthente diçka mbrapsht klubit që shërbeu si trampolinë për të dhe hapi i parë ishte prishja e kontratës me skuadrën e Volfsburgut, veprim që u krye një javë më parë, ndërsa në ditët në vazhdim pritet që 33-vjeçari të prezantohet në Poloni.

Ky gjest i Blazhikovskit ka bërë që popullariteti i tij në Poloni të kapë majat, por kjo nuk mjafton për të shpëtuar klubin. Krahas kontributit të Blazikovksit, Uizlas do i duhet ndihma nga biznesmenët vendas për t’i dhënë qoftë edhe një zgjidhje të përkohshme borxheve të mbartura prej vitesh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online