Juve do një partner për Ronaldon, në sulm për argjentinasin

Juventus është e vendosur të sjellë një partner për Ronaldon në sulm. Mauro Ikardi është lojtari që pëlqehet më shumë nga Nedved dhe Paratiçi. Sulmuesi argjentinas i ka prishur marrëdhëniet perfekte që gëzonte deri para pak kohësh me Interin. Tani është një lojtar që nuk gëzon një status të veçantë dhe i është hequr edhe shiriti i kapitenit.
Gruaja dhe menaxherja e tij, Uanda Nara i ka nxehur drejtuesit zikaltër, që mund të heqin dorë nga shërbimet e argjentinasit. Çmimi i transferimit të tij në Torino do të arrijë një shifër prej rreth 120 milionë euro. Juventus kështu do të siguronte një sulmues klasi dhe njëkohësisht do të punonte për të ruajtur diktatin e tyre në Itali, duke blerë lojtarë nga rivalët për t’i dobësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *