Juventusi pret Ajaksin në “Allianz Stadium” në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Holandë. Alegrit do t’i duhet të bëjë pa shërbimet e Kielinit dhe Mandzukiç, ndërsa Ajaksi vjen me grup të plotë.
Sipas mediave italiane, Alegri do t’i besojë De Shiljos krahun e djathtë të mbrojtjes, në vend të Kanselos, çka sugjeron se tekniku italian do t’i japë më shumë prioritet mbrojtjes. Një zgjedhje e çuditshme kjo nga Alegri, duke marrë parasysh se Kanselo ka qenë një nga lojtarët më të mirë të “Zonjës” këtë sezon.
Në rrjetet sociale, ka filluar menjëherë sulmi i tifozëve të Juventusit ndaj Alegrit, duke e quajtur frikacak. Sipas mediave italine, këto janë dhe formacionet e mundshme të sfidës së sotme.
JUVENTUS (4-3-3): Shezni, De Shiljo, Rugani, Bonuçi, Sandro, Çan, Pjaniç, Matuidi, Dibala, Ronaldo, Bernardeski. Trajner: M. Alegri.
AJAKS (4-2-1-3): Onana, Mazraui, De Ligt, Blind, Veltman, Shëne, De Jong, Van de Bek, Ziek, Tadiç, Neres. Trajner: Ten Hag.
ARBITËR: Turpin (Francë).