Çmenduria e Ramos, zëvendëson Jezusin në pikturën e famshme

Përgjithësisht futbollistët mundohen të shfaqin vetëm atë që bëjnë në fushën e lojës dhe e mbajnë të fshehur jetën private si diçka të vyer, që i intereson vetëm atyre. Në fakt kanë të drejtë, por ndryshe ndodh me Serxho Ramos. Kapiteni i Realit të Madridit ka vendosur të shfaqë një pasion tjetër përveç të luajturit futboll, muzikës dhe kuajve.

Mbrojtësi spanjoll ka një simpati të veçantë për artin dhe është njohës shumë i mirë i tij. Në shtëpinë tij ka ndërtuar një vend të posaçëm, ku ka seleksionuar vepra arti me shumë vlerë. Më e çmuara është një kopje e pikturës së famshmë “Darka e fundit e Jezusit”, e pikturuar në shekullin e XV nga Leonardo Da Vinçi.

E gjithë problematika qëndron te fakti se në vend të Jezusit, i cili qëndron në qendër të pikturës përkrah apostujeve të tij, është vendosur vetë Ramos, diçka kjo që nuk është pritur mirë në Spanjë dhe jashtë vendit.

Piktura e Leonardo Da Vinçit,”Darka e Fundit”, Milano, Kisha e Shën Marisë…

 

Foto satirike që po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale

Gjithashtu ka edhe vepra të tjera të shumë artistëve të njohur spanjoll dhe jo vetëm, që nëse do të shiteshin do të arrinin një vlerë mjaft të madhe. “El Confidencial” zbulon së fundmi se kompania e famshme Amazon po bën një dokumentar rreth këtij pasioni, por edhe të fshehta të tjera të pazbuluara nga jeta e Ramos përtej futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online