Junajtid tërhiqet, Mina i tremb me kërkesat financiare

Mançester Junajtid po punon për t’u përforcuar në mbrojtje dhe në listën e tyre të objektivave ishte kolumbiani i Barcelonës, Jerri Mina. Ditë më parë ka pasur një takim me menaxherin e lojtarit, Felipe Ruso. “The Sun” raporton se palët janë shumë larg mes tyre.

Kërkesat financiare të mbrojtësit kanë bërë që Junajtid të tërhiqet dhe të shohë për opsione të tjera. Mina bëri mirë në “Rusi 2018”, teksa u shfaq edhe si goleador me Kolumbinë, duke shënuar tre herë.

Junajtid po përpiqet të transferojë Tobi Aldervereld të Totenhemit, por edhe për të kërkesat janë të larta. Belgu më parë ka luajtur për Atletiko Madrid në të shkuarën dhe momentalisht kartoni i tij vlerësohet 67 milionë euro.

Sa i takon Minës, Evertoni dhe Lioni janë klubet e interesuara për të, ndërkohë që Barcelona është gati ta shesë mbrojtësin nëse ndonjë prej këtyre klubeve plotëson kërkesat e tyre financiare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online