Matijs De Ligt është një ndër lojtarët më të kërkuar këtë merkato, me holandezin që i ka mrekulluar të gjithë me fanellën e Ajaksit.
Shumë ekipe janë raportuar në garë për të, që nga Bajerni i Mynihut, Liverpuli, Barcelona apo Mançester Junajtid. Pikërisht këta të fundit duket se janë tërhequr nga gara për shërbimet e 19-vjeçarit.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, por jo vetëm, Matijs De Ligt e ka zgjedhur destinacionin e ri. Këtë gjë e kanë konfirmuar pikërisht drejtuesit e Mançester Junajtid, të cilët janë tërhequr për arsyen se mbrojtësi ka zgjedhur Barcelonën për të vijuar karrierën e tij.
Kështu, ditëtnë vijim sipas gjasave pritet që të bëhet zyrtarizimi, me De Ligt që do të ribashkohet me shokun e tij Frenki De Jong.