Mançester Junajtid dëshiron ta nisë revolucionin me blerjen e Xhejms Medison. Anglezi është lojtari që ka krijuar më shumë raste në këtë sezon që u mbyll në Premier Ligë.
Operacioni për blerjen e tij nga Leister Siti pritet të kushtojë rreth 70 milionë euro. Junajtid ka treguar se ka financa tepër të shëndosha dhe mund ta përballojë pa asnjë problem një transferim të tillë.
Medison është vetëm 22-vjeç dhe garanton edhe shumë vite një futboll të nivelit të lartë. Ai do të zëvendësojë Ander Herrera, i cili flitet të ketë arritur një marrëveshje me PSG.
Medison do të formonjë një dyshe shumë të fortë me Pogba, ndërkohë që mbetet e panjohur pjesa tjetër e mesfushës. Gjithsesi, këto dy yje dhe një lojtar mesatar do të ishin të mjaftueshëm për të sunduar.