Junajtid në tokë: Mata nuk ka fjalë, Jang shumë i zhgënjyer

Mançester Junajtid që nga ikja e Aleks Ferguson vazhdon të kapitullojë. “Djajtë e kuq” barazuan sfidën e djeshme me Hadërsfilldin dhe humbën matematikisht luftën për një vend në katërshen e më të mirave, njëkohësisht mundësinë për një vend në Champions Ligën e sezonit të ardhshëm. Të gjithë ishin të zhgënjyer e mes tyre edhe spanjolli Mata dhe Eshli Jang.

Huan Matës i mungonin fjalët pas këij dështimi. Mesfushori i drejtohet tifozëve dhe zhgënjimin e tij të madh e shpreh në vetëm pak fjalë. “Ju meritoni më shumë. Nuk ka nevojë për fjalë”, shkruan spanjolli.

Eshli Jang i bie më gjatë. Ai mundohet të gjejë fajtorët dhe thotë se duhet të largohen disa kohë nga futbolli për t’u kthyer më të fortë.

“Kjo nuk ndodhi nga mungesa e përpjekjes dhe përqëndrimit. Nuk jam i sigurt se cili është shkaku. Mund të jenë shumë gjëra bashkë, por nuk është çasti për t’u marrë me këtë. Është një zhgënjim i madh. Të pushojmë pak kohë dhe të pregatitemi për t’u kthyer më të fortë. Një klub si ne nuk duhet të luftojë për një vend në Champions, por të fitojë trofe”, u shpreh 33-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online