Gjasula drejt elitës në Gjermani, i ati i futbollistit sqaron çështjen e kombëtares

Një histori “hirusheje” po ndodh në Bundesligën e dytë gjermane. Paderborn, një klub me financa modeste i sapongjitur nga Bundesliga e tretë mban vendin e dytë, teksa kanë mbetur dy javë kampionat. Kalimi në elitën e futbollit gjerman është më pranë se kurrë.

Pjesë e kësaj skuadre është një futbollist shqiptar. Quhet Klaus Gjasula dhe luan si mesfushor qendre. Disa prej jush mund të keni dëgjuar emrin e vëllait të tij Jurgen Gjasula, i cili ka qenë për një moment të shkurtër pjesë  e kombëtares shqiptare.

Fillimet e karrierës së 29-vjeçarit kanë qenë modeste. Sezone të shumta në ligat rajonale dhe më pas një kalim në Bundesligën e tretë, ndërsa këtë sezon provoi për herë të parë të luajturit në ligën e dytë për nga rëndësia në Gjermani.

Ndoshta ka ardhur momenti që ky sezon të shpërblehet me një ftesë nga kombëtarja shqiptare. I kontaktuar nga “Sport Ekspres”, i ati i futbollistit u shpreh se djali i tij është gjithmonë i gatshëm për kontribuar për kombëtaren shqiptare, por deri tani interesi ka munguar.

“Kënaqësia është e jona në qoftë se ka interes nga kombëtarja ai është gjithmonë i gatshëm për të kontribuar për vendlindjen. Megjithëse duhet të pajiset me pasaportë shqiptare, gjë që s’është problem në qoftë se ka interes”, u përgjigj babai i Gjasulës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online