Mançester Junajtid do të dënohet nga UEFA për shkak të tri tifozëve që u futën në fushë gjatë takimit të djeshëm, ku “djajtë e kuq” u mundën me rezultatin 1-0 nga italianët e Juventusit.
Tri tifozë të ndryshëm tentuan të futeshin në fushë gjatë dhe pas përfundimi të ndeshjesh. Arsyeja ishte për të takuar ish-lojtarin e Mançester Junajtid, Kristiano Ronaldon, i cili mban statusin e një heroi në “Old Trafford”.
Për të parandaluar përsëritjen e kësaj ngjarje, një zyrtar i klubit anglez tha se do të vihen rregulla më të forta ndaj kompanive që trajnojnë punonjësit e sigurisë në “Old Trafford”.
https://twitter.com/R1Finesse/status/1054812942582145024