Mançester Junajtid nuk bëri një merkato cilësore gjatë verës dhe Zhoze Murinjo nuk e fshehu dëshpërimin e tij. Marrëdhëniet me drejtuesit janë ftohur, por merkato e janarit vjen shpejt dhe “Djajtë e Kuq” do të kenë shansin për të përforcuar skuadrën.
Siç citon “The Sun”, Mançesteri është i interesuar për Lorenco Pelegrinin. Trajneri portugez është gati për të nisur sulmin për 22-vjeçarin italian, i cili aktivizohet dhe me kombëtaren italiane, me të cilët ka zhvilluar gjashtë ndeshje.
Mesfushori shihet si një lojtar me potencial dhe ka karakteristikat e duhura për skemat e Murinjos, i cili do të tentojë të sigurojë shërbimet e tij në merkaton e janarit.