Junajtid ka kërkesa të frikshme për Darmian, Inter e Juve dorëzohen

Mateo Darmian nuk po kalon një periudhë të mirë në Angli. Megjithatë, në Itali të gjithë i mbajnë mend paraqitjet mbresëlënëse të 29-vjeçarit me Torinon. Juventusi dhe Interi e shprehën qartë interesin e tyre për të rikthyer mbrojtësin në Torino.

Megjithatë, duket se Darmian do të qëndrojë dhe të paktën gjashtë muaj në Angli, pasi të dyja klubet e lartpërmendura nuk janë më në “tryezën” e negociatave, dhe kjo për shkak të kërkesave të Mançester Junajtid.

Media italiane “Sky Sports”, ka zbuluar se Junajtid ka pranuar ta lëshonte mbrojtësin vetëm në rast të një marrëveshje ku klubet blerëse do të pranonin të paguanin 6 milionë euro për një huazim 6-mujor, që do të shoqërohej më pas do të shoqërohej me një kosto shtesë prej 6 milionë eurosh të tjera për të blerë në mënyrë përfundimtare kartonin e lojtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *