Mbajtësi i katër brezave kampion bote, Anthony Joshua, është rikthyer të flasë për negociatat që po zhvillohen midis tij dhe amerikanit Deontay Wilder. Sipas boksierit anglez sjellja e Wilder është e pakuptueshme për këtë, duke kujtuar refuzimin e një oferte prej 100 milionë dollarësh.
“Fury dhe Wilder janë në fundin e karrierës së tyre. Kanë mbi 11 vite si profesionistë, nuk po arrij ta kuptoj se çfarë po presin. Unë kam dhe disa vite të tjerë për t’u përmirësuar akoma më shumë”.
“Wilder refuzoi një marrëveshje 100 milionë dollarëshe. Do të kryente një duel për nxehje dhe më pas dy duele me mua, ngela i habitur kur ai nuk e pranoi këtë kontratë. Më shumë para se aq nuk mund t’i jepnim”, tha Joshua.