Prishtina i kundërpërgjigjet Feronikelit, teksa ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 në shtëpi kundër Trepçës ’89. Një derbi mes Mirel Josës dhe Gugash Maganit, që është fituar nga tekniku i bardhekaltërve.
Skuadra kryeqytetase shënoi shumë shpejt me anë të Mario Morinës. në minutën e 15-të sulmuesi zhbllokoi sfidën dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë 1-0 të vendasve. Duhej shënuar edh goli i dytë për t’u qetësuar më pas.
Pefqeli ishte autori i golit të sigurisë për Prishtinën, ndërkohë që Maloku la skuadrën e Trepça ’89 me një lojtar më pak. Kështu gjërat u lehtësuan por vendasit në 20 minutat e fundit të ndeshjes. Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe kështu skuadra e Josës vijon të ndjekë Feronikelin e vendit të parë.
IPKO SUPERLIGA – JAVA 13
Prishtina-Trepça ’89 1-0
Shënues: Morina 15’, Pefqeli 69’