Në dashuri me Uzunin, ky postim i klubit flet qartë!

Myrto Uzuni u shit nga Laçi te Lokomotiva e Zagrebit për shumën e 350 mijë eurove dhe tanimë kartoni i tij kushton disa herë më shumë. Kurbinasit verën e ardhshme do të përfitojnë sërish, pasi zotërojnë ende 20% të kartonit.

Paraqitjet e mira të Uzunit në Kroaci vazhdojnë, teksa në ndeshjen e fundit në Kupë me Zadarin shënoi golin e barazimit dhe asistoi në dy të tjerët që i dhanë fitoren dhe kualifikimin Lokomotivës së Zagrebit.

Vlerësimë maksimale për beratasin, madje edhe nga vetë klubi kroat, që ka bërë edhe një postim në faqen zyrtare në “Facebook”.

POSTIMI – Myrto Uzuni ishte brilant në Zadar, loja e tij e shkëlqyer u kurorëzua me golin e shënuar dhe dy asistet e dhëna. “Ishte një ndeshje e mirë, veçanërisht shijon kur ndodh me përmbysje, pasi kishim pësuar që në minutën e parë. Ishit të lodhur? Le të mos flasim për këtë, çdokush do të jetë gati dhe do të çlodhet për të shtunën kundër Istrias”. Urime edhe njëherë Myrtos dhe djemve të tjerë të ekipit.

https://www.facebook.com/NKLokomotivaZagreb/photos/a.133910333357700/1947958888619493/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online