Mirel Josa është ribashkuar me një lojtar që e ka pasur nën urdhra te Skënderbeu. Ditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi i kalimit të Leonit Abazit te Prishtina, klub me të cilin ka arritur një marrëveshje për tre vite. Korçarët humbin një titullar të rëndësishëm, ndërsa nga ana tjetër për bardhekaltrit kjo është një goditje.
NJOFTIMI – Pas bisedave të gjata është arritur akordi trevjeçar me futbollistin Leonit Abazi. 26-vjeçari, i lindur më 26.05.1993 në Gjilan, futbollistë i krahut të majtë 174 cm i gjatë, ish-futbollisti i Dritës, në korrik të vitit 2013 kishte kaluar në Skënderbeun e Korçës – skuadër kjo me të cilën kishte fituar gjithçka çfarë mund të fitohet duke luajtur edhe në grupet e Evropa Ligës.
123 ndeshje të zhvilluara me Skënderbeun (88 kampionale, 8 të Evropa Ligës, 26 për Kupë, 6 ndeshje në kualifikimet e Ligës së kampionëve dhe 5 për Superkupë) duke shënuar 6 gola (4 kampionat, 2 Kupë) dhe 4 asistime.
“Vendosa për Prishtinën, sepse është klubi më i madh në Kosovë, klubi më i trofeshëm dhe klub me ekip me ambicie shumë të mëdha dhe kjo ishte arsyeja më e madhe e kësaj zgjedhje. Sigurisht që pres titullin kampion me Prishtinën, aty ku e ka vendin klubi dhe sa më lart të ecim në Evropë”.
“ E njoh ekipin e Prishtinës, e kam përcjell edhe sa isha në Shqipëri sikurse edhe kryetrajnerin Josa të cilin e kam pasur trajner edhe në Skënderbe. Është trajner me përvojë dhe kam shumë respekt të madh për të”, ka thënë Leonit Abazi.