Jo vetëm futbolli, por edhe politika angleze tenton të kopjojë Liverpulin

Politika angleze ndryshe nga futbolli, nuk po lulëzon e madje është në një ngërç të madh në lidhje me daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Votimi për atë që quhet “Brexit” është stepur dhe kryeministrja Tereza Mei ndodhet në një moment të vështirë. Çështja ka ngecur dhe Bashkimi Europian, i mbështetur nga opozita në ishull janë në avantazh.

Ndërkohë kryeministrja e krahason momentin e saj më situatën në të cilën Liverpul ndodhej gjatë gjysmë finaleve ndaj Barcelonës, ku më pas triumfoi.

“Ndiej një frymëzim nga fitorja e Liverpul ndaj Barcelonës. Kur të gjithë na thonë se Evropa na ka vënë poshtë dhe duhet të pranojmë humbjen, unë mendoj se në të vërtetë në mund të triumfojmë nëse shkojmë të gjithë së bashku, si djemtë e Klopit mbrëmë”, u shpreh Tereza Mei.

Kështu jo vetëm breza futbollistësh do të frymëzohen nga ajo çka bëri Klop me djemtë e tij, por edhe politika tenton të kopjojë besimin, këmbënguljen, bashkëpunimin dhe vendosmërinë, që ata treguaan në fushë. Dhe ajo që e shton madhështinë e tyre është se e arritën këtë ndaj një superfuqie si Barcelona e Leo Mesit. Me siguri kryeministres angleze do i bënin mjaft mirë disa leksione nga një profesor si Jyrgen Klop.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online