Jo vetëm Fekir, Liverpuli piketon një tjetër yll te Lionit

Liverpuli i Jurgen Klop ka si destinacion Francën dhe pikërisht Olimpikun e Lionit për të bërë pazar në objektivin e forcimit të organikës së ekipit. Husem Auar është shënjestra e radhës për Klop. Mesfusha është një nga repartet ku te kuqtë kanë dobësinë më të madhe. Lojtarët e ardhur në verën e kaluar si Keita apo Fabinjo nuk kanë dhënë efektin e pritur.

Auar është pikërisht profili i lojtarit, që i mungon mesfushës së nënkampionëve të Evropës. Moshë premtuese, 20 vjeç, kontroll i topit për t’u admiruar dhe saktësi “kirurgjikale” në pasim. Vlera e tij aktuale në merkato është rreth 45 milionë euro, por Liverpuli do të ishte i gatshëm të ofronte një shumë edhe më të madhe se kjo për ta marrë.

Gjithsesi transferimi i tij varet nga Fekir dhe Ndombele. Nëse do të largoheshin këto dy lojtarë, që kërkohen nga disa ekipe përfshirë edhe Liverpulin, Lioni nuk do e pranonte shitjen e Auar. Ata kurrsesi nuk do të lejonin një ”eksod” kaq të madh futbollistësh, që do të ishte gati e pamundur t’i zëvendësonin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online