Jo vetëm Aleksi, tjetër largim nga skuadra e Luftëtarit

Albano Aleksi dhe klubi i Luftëtarit mbyllën dje zyrtarisht bashkëpunimin mes tyre, pas tre sezonesh. Sot, klubi gjirokastrit zyrtarizoi dhe largimin e portierit Shkëlzen Ruçi, të cilit i skadoi kontrata. Në faqen e tyre në Instagram, klubi bluzi njoftoi se dy palët kanë rënë dakord që të mos vazhdojnë më bashkëpunimin mes tyre.

Njoftimi i klubit të Luftëtarit:

Zyrtare!

Futboll Klub Luftëtari njofton mbylljen e bashkëpunimit me Shkëlzen Ruçi. Ekipi nuk do të ketë shërbimet e portierit Shkëlzen Ruçi për sezonin e ardhshëm. Ai ishte nën kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2020, por portieri 26 vjeçar dhe drejtuesit e Klubit kanë rënë dakord dhe kanë ndërprerë marrëveshjen mes tyre me konsensus, duke i dhënë mundësi futbollistit të jetë lojtar i lirë.

Lojtari, i cili u bashkua me skuadrën tonë në verën e vitit 2016, duke kaluar 3 vite me ekipin tonë, regjistroi 28 aktivizime në Kategorinë Superiore dhe 3 aktivizime në Kupën e Shqipërisë për sezonin 2018-2019. Gjithashtu Ruçi u aktivizua edhe në 1 ndeshje kundër Ventspils në Uefa Europa League. Klubi falenderon lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe i uron njëkohësisht suksese në jetë dhe në karrierë!

 

View this post on Instagram

 

Zyrtare! Futboll Klub Luftëtari njofton mbylljen e bashkëpunimit me Shkëlzen Ruçi. Ekipi nuk do të ketë shërbimet e portierit Shkëlzen Ruçi për sezonin e ardhshëm. Ai ishte nën kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2020, por portieri 26 vjeçar dhe drejtuesit e Klubit kanë rënë dakord dhe kanë ndërprerë marrëveshjen mes tyre me konsensus, duke i dhënë mundësi futbollistit të jetë lojtar i lirë. Lojtari, i cili u bashkua me skuadrën tonë në verën e vitit 2016, duke kaluar 3 vite me ekipin tonë, regjistroi 28 aktivizime në Kategorinë Superiore dhe 3 aktivizime në Kupën e Shqipërisë për sezonin 2018-2019. Gjithashtu Ruçi u aktivizua edhe në 1 ndeshje kundër Ventspils në Uefa Europa League. Klubi falenderon lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe i uron njëkohësisht suksese në jetë dhe në karrierë! ©?FC Luftëtari!

A post shared by KS Luftëtari Gjirokastër (@fc_luftetari) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *