Java e sulmuesve, por komandojnë të huajt!

Për një sulmues është shumë e rëndësishme që të zhbllokohet sa më parë. Ana psikologjike ndonjëherë mund të jetë një problem më vete për disa lojtarë dhe veçanërisht për sulmuesit. Java e katërt duket se ishte shumë pozitive për lojtarët që luajnë në repartin e avancuar, pasi një pjesë prej tyre mundën që ta bënin sefte.

Ajo që bie në sy është fakti se ka dominim nga lojtarët e huaj sa i përket shënimit të golave dhe shumë pak futbollistë nga Shqipëria kanë qenë produktiv. Tek Kamza shënuan malazezi Roloviç dhe japonezi Fukui. I pari shënoi golin e parë në Shqipëri, ndërsa Fukui realizoi golin e parë sezonal me Kamzën, pasi luan prej disa edicionesh në Shqipëri.

Në Durrës vendosi sulmuesi nga Mozambiku, Rexhinaldo. 28-vjeçari kishte shënuar dhe më parë, por e rëndësishme është që golat vijën nga sulmuesit. Edhe në Tiranë serinë e golave e hapi Blazhevski. Maqedonasi shënoi një gol me shumë peshë. Pas tij realizuan dhe mbrojtësi turtulli si dhe sulmuesi Greca.

Edhe Skënderbeu gëzon se sulmuesit gjetën golat e parë. Krasniqi realizoi golin e parë ndaj Flamurtarit, ndërsa vendin e tij e zuri më pas Oto Xhon. Edhe nigerianit ju deshën pak minuta për të gjetur golin e parë në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online