“Jam shumë i trishtuar!”, Rafa Benitez sqaron ndarjen me Njukasëllin

0

Rafa Benitez u largua nga Njukasëlli para disa ditësh. Palët u ndanë pas tre viteve bashkëpunim. Spanjolli ka folur për herë të parë që prej largimit, duke mos e fshehur zhgënjimin e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, trajneri i famshëm tregon situatën që ishte krijuar dhe e mbyll me një koment për tifozët e “qymyrxhinjve”.

Dëshiroja të qëndroja te Njukasëlli. Dëshira ime nuk ishte vetëm firmosja e kontratës, por që të ndihesha pjesë e projektit. Gjithsesi, klubi nuk ishte dakord me idetë e mia dhe mendonte ndryshe.

Jam shumë i trishtuar, por nuk bëhem pishman për zgjedhjen e bërë për të drejtuar Njukasëllin. Jam krenar për atë që kemi bërë së bashku dhe Njukasëlli do të jetë gjithmonë pjesë e zemrës time”, thekson trajneri iberik.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.