Amiri presion Gjermanisë: Durimi im e ka një fund

Gjermania është një ndër shtetet që e ka mbështetur më së shumti multikulturalizmin. Kombëtarja gjermane është një shembull konkret. Futbollistë me origjinë, polake, shqiptare, sllave, afrikane dhe turke kanë luajtur së bashku me fanellën e katër herë kampionëve të botës.

Një ndër talentet më premtues të futbollit gjerman është i riu me origjinë afgane Nadiem Amiri. Mesfushori me tipare sulmuesi ishte ndër lojtarët më të mirë në Europiani U21 ku Gjermania u rendit e dyta.

Në një intervistë për “Bild”, 22-vjeçari tha se vendi i origjinës e kërkon prej pesë vitesh, por ai është i gatshëm të tregohet i durueshëm për ftesën nga kombëtarja gjermane.

“Dua të luaj për Gjermaninë, kjo është e vetmja gjë që më intereson. Federata e Afganistanit më ka kërkuar që në moshën 17-vjeçare. Megjithatë, durimi im e ka një fund. Nëse vjen një moment, ku për shembull s’kam luajtur ende për Gjermaninë në moshën 28-vjeçare, atëherë është  e qartë që s’do kem më shanse për të luajtur me Gjermaninë. Në këtë rast mund të pranoj që të luaj për Afganistanin”, tha Amiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online