Kristal Palas edhe pse pa dëshirë, pritet të privohet nga shërbimet e Uilfred Zaha. Klubi londinez e vlerëson lojtarin 80 milionë paund me Arsenalin që jep 50. Ajo që i favorizon “Topçinjtë” është dëshira e lojtarit për të zbarkuar në një klub të madh dhe që lufton për trofe. Junajtid gëzon 25% të kartonit të tij dhe duhet të buzëqeshin nga shitja e 26-vjeçarit.
Në një intervistë për “Daily Mail”, lojtari mga Bregu i Fildishtë konfirmon zërat se ai dëshiron të largohet. Shprehet se është shumë ambicioz dhe dëshiron të shkojë diku ku mund të fitojë trofe. Do tituj edhe me kombëtaren e tij.
“Dua të përjetoj emocionet e Champions League. Kam nevojë për një mundësi të tillë. Jam një person shumë ambicioz. Dua të luaj në një klub të nivelit të lartë, ku të fitoj trofe. E dua këtë edhe me kombëtaren. Dua të provoj veten në nivele të larta. Ndihem i bekuar që kam ardhur deri këtu, por ndiej se mund të eci akoma më përpara”, u shpreh Zaha.