Ja vlejti pritja, Rabiot bëhet lojtari i dytë më i pasur në Serie A

Maratona e peripecive mes Adrien Rabiot dhe PSG më në fund ka marrë fund dhe lojtari do të largohet me parametra zero. Klubi francez nuk e lejonte largimin e tij, duke dalë kundër dëshirës së mesfushorit, me këtë të fundit që iu desh të priste përfundimin e kontratës.

Edhe pse me vuajtjen e mosaktivizimit dhe përbuzjes në Paris, duket se për francezin ja ka vlejtur pritja. Me kontratën e re që 24-vjeçari pritet të firmosë me Juventusin, do jetë lojtari i dytë më i paguar në Serie A, direkt pas Kristiano Ronaldos.

Nga transferimi në Torino, mesfushori do të përfitojë plot 9 milionë euro në sezon. Edhe pse i dyti, duhet të theksojmë se rroga e tij është shumë larg 31 milionëve që merr Ronaldo. Më poshte ju tregojmë 10 lojtarët më të paguar në Kampionatin Italian. Edhe këtu bie në sy supermacia e Juventusit. Tetë lojtarë të “Zonjës” janë pjesë e kësaj liste.

Kristiano Ronaldo (Juventus): € 31 milion

Adrien Rabiot (Juventus, jo zyrtare): € 9 milion

Gonzalo Higuain (Juventus): € 8.5 milion

Paulo Dibala (Juventus): € 7 milion

Aron Ramsej (Juventus): € 6.9m

Miralem Pjaniç (Juventus): € 6.5 milion

Xhanluixhi Donaruma (AC Milan): € 6 milion

Dagllas Kosta (Juventus): € 6 milion

Sami Kedira (Juventus): € 6 milion

Kalidu Kulibali (Napoli): € 6 milion

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *