Talenti Van-Bisaka: E pabesueshme ta quaj veten lojtar të këtij klubi!

Aron Van Bisaka është lojtari më i ri i Mançester Junajtid dhe njëkohësisht anglezi më i shtrenjtë në histori. “Djajtë e Kuq” arritën ta bënin të tyrin 21-vjeçarin në këmbim të 55 milionë eurove, që shkuan në arkat e Kristal Palas. Si në çdo prezantim edhe Bisaka ka përshkruar emocionet e para me fanellën e re.

Ai shprehet se çdo fëmijë ëndërron të vishet i kuq dhe i duket e pabesueshme kur e quan veten lojtar të Mançester Junajtid. Anglezi shprehet se dëshironte shumë të ishte pjesë e projektit të ringritjes së këtij klubi, si dhe tregon se ka folur me Solskjaer për planet që ka trajneri në lidhje me të.

“Është e pabesueshme ta quaj veten lojtar i këtij klubi. Ndihem shumë i nderuar të bëhëm pjesë e Mançester Junajtid. Pak lojtarë e kanë këtë privilegj. Çdo fëmijë dëshiron të luajë për një skuadër të tillë. Do bëj maksimumin për të gëzuar klubin dhe tifozët.

Trajneri Solskjaer më ka siguruar në lidhje me planet e tij dhe çfarë do bëjë me ekipin. Doja të behësha pjesë e planit të tij për të ringritur Junajtid aty ku e ka vendin”, tha mes të tjerash talenti anglez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online