VIDEO | Ismajli rikthehet me asist, mund Alijin dhe ka një mesazh për “dashakeqët”

Ardian Ismajli është rikthyer në fushë me Hajdukun e Splitit pas më shumë se një muaji mungesë. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare iu desh kohë të riaftësohej, pasi kreu një ndërhyrje kirurgjikale më 11 dhjetor si pasojë e një dëmtimi në gju.

Ismajli u aktivizua si rezervë në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme në Antalia ndaj Dinamos së Bukureshtit, skuadër ku ndodhet lojtari tjetër i kombëtares sonë, Naser Aliji. Ky i fundit u aktivizua në këtë takim gjatë pjesës së dytë.

Ismajli spikati duke asistuar në golin e dytë të kroatëve, ndërsa në përfundim të takimit, 22-vjeçari pati një mesazh interesant për disa persona

“Dikush ishte i gëzuar kur unë u operova dhe ata menduan se nuk do të rikthehesha, por jam përsëri më i fortë se më parë me ndihmën e zotit, vazhojmë përpara”, shkroi Ismajli në “Instagram”.

https://www.instagram.com/p/BslaUnont5E/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *