Ismajli nën urdhrat e Panuçit, shqetësojnë Grezda e Lenjani

0

Shqipëria ka nisur grumbullimin para ndeshjeve me Skocinë dhe Uellsin, ndërkohë që në seancën e parë nuk ka nisur punë me grupin Ermir Lenjani. Lojtari i linjës së majtë është parë anës fushës stërvitore dhe po ndjek përgatitjet e pjesës tjetër të skuadrës.

Ai që ka shqetësuar të pranishmit ka qenë Eros Grezda, i cili në momentin që doli në stërvitje po mbante akull në kofshë. Shpresohet të mos ketë diçka për sulmuesin anësor të Rejnxhërs. për t’u vlerësuar është situata e Rei Manajt.

Ermir Lenjani, duke ndjekur seancën e sotme stërvitore

Vetë trajneri Kristian Panuçi u shpreh në konferencë për shtyp një ditë më parë se lushnjari ka pasur shqetësime së fundmi dhe po vlerësojnë mundësinë për të përfshirë në grup Fiorin Durmishajn.

Ndërkohë me ekipin është bashkuar për herë të parë edhe mbrojtësi Ardian Ismajli. Futbollisti i Hajduk Split është parë të qëndrojë së afërmi me Frederik Veselin. Edhe Egli Kaja, i ftuar në momentin e fundit, ka mbërritur në Shqipëri dhe ka zbritur menjëherë në fushë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.