Isko i larguar, AS: Dy klube po rivalizojnë fort

Real Madrid dhe Isko duket se do të shtrëngojnë duart mes tyre. Gjithsesi gjithçka varet nga drejtuesit e klubit, që momentalisht i kanë besuar kreun e pankinës Santiago Solarit. Me të në stol mesfushori spanjoll duket se “i ka larë duart” me madrilenët.

Në kampionat ka marrë disa minuta kundër Vajadolid dhe Eibar, ndërkohë në takimin kundër Romës në Champions përfundoi në tribunë. Kjo ka bërë që në Spanjë ta konsiderojnë të mbyllur aventurën e Iskos në Spanjë.

Por interesimi për të është mjaft i lartë. “AS” raporton se dy janë klubet favorite për të përfituar shërbimet e Iskos. Guardiola e do atë të Mançester Siti, ndërkohë që edhe Juventusi nuk heq dorë prej tij.

Isko është një objektiv i vjetër i bardhezinjve dhe lojtari tanimë po sheh për ekip të ri. Mbetet për t;u parë nëse do të largohet që në janar, apo do të presë fundin e sezonit. Për mesfushorin 26-vjeçar sigurisht që duhet paguar, pasi shtatorin e vitit të shkuar ai firmosi një kontratë që vlen deri në 30 qershor të vitit 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online