Ish-zikaltrit masakrojnë Ikardin: Nuk i respekton ngjyrat e Interit!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ish-trajneri i Interit, Luixhi Simoni dhe ish-drejtori i klubit, Umberto Gandini kanë mendime të qarta sa i takon çështjes “Ikardi” te Interii. Të dy “ish-ët” zikaltër kanë kritikuar ashpër Ikardin dhe sjelljet e sulmuesit argjentinas.

Fillimisht, Simoni tha se nuk kishte dëgjuar apo parë asnjëherë diçka të tillë gjatë gjithë karrierës së tij: “Rinovimi nuk duhet diskutuar në publik, por në zyrat e klubit. Ai dhe bashkëshortja e tij duhet ta kishin zgjidhur me kohë këtë problem, jo ta promovojnë në të gjithë mediat. Diçka që mua nuk më ka ndodhur kurrë dhe as nuk kam dëgjuar. Kjo çështje duhet të zgjdihet sa më parë!”

Simoni, ish-trajner i Interit

Ndërsa drejtori Gandini ishte më i ashpër në fjalët e tij: “Mua më duket sikur agjenti është më i rëndësishëm se ngjyrat e klubit. Interi është një skuadër e madhe dhe çështje të tilla janë të papranueshme. Mauro duhet të marrë një vendim vetë dhe të konsiderojë historinë e këtij klubi të madh, jo të lërë gruan e tij të bëjë çfarë të dojë me kontratat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *