Ish-kapiteni i Realit mbështet Lopeteguin: Durim, sezoni është i gjatë

Julen Lopetegui po kalon një moment të keq në drejtimin e Real Madrid. Trajneri 52-vjeçar po has vështirësi në sezonin e parë me Kampionët e Europës në fuqi, ekipi nuk fiton, madje po has shumë vështirësi në gjetjen e golit. Kritikat ndaj teknikut kanë prekur majat dhe mendohet se nuk e ka të gjatë në Madrid.

Në ndihmë të tij ka dalë ish-kapiteni dhe lojtari i ekipit “merengues”, Iker Kasijas. Portieri i Portos ka punuar me Lopeteguin në ekipin portugez gjatë sezonit 2015-2016 dhe e njeh mirë atë. Kasijas është aktiv në rrjetet sociale dhe i është përgjigjur në “Twitter” 10-të pyetjeve nga fansat e tij.

Tifozët e Realit janë shumë kërkues, por duhet të kuptojnë momentin. Ekipi ka pësuar shumë ndryshime, por nuk duhet të humbasin qetësinë. Sezoni është akoma i gjatë”, shprehet 37-vjeçari.

Pyetjes se kush është portieri më i mirë në botë, ai i është përgjigjur: “Jan Oblak (Atletiko Madrid) dhe Mark Ter-Shtegen (Barcelona).” Kasijas nuk aktivizohet më me kombëtaren e Spanjës, ndërsa do e mirëpriste një ftesë të Luis Enrikes. “Trajneri bën zgjedhjet e tij, por do të më pëlqente të kthehesha në kombëtare”, përfundon gardiani i ekipit portugez të Portos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online