Lorenco Insinje është padyshim lider dhe simbol te Napoli që pas ikjes së Marek Hamshik. Që nga viti 2012 një pikë kyçe për të kaltrit, ku ka ndihmuar jo pak në arritjet që klubi i De Laurentis ka marrë.
Gjithsesi, italiani duket se nuk është plotësisht i kënaqur, pasi në shumicat e rasteve, Napoli ka qenë nën hijen e Juventusit, së paku në Serie A dhe në Kupë. Insinjë do të festojë 28-vjetorin në fund të sezonit dhe në një prenoncim për mediat, pranoi se ndoshta ka ardhur momenti për t’u larguar nga Napoli.
“Jam 28 vjeç tashmë dhe mund të ndodhë që mund të marrë një ofertë, të cilën nuk do mund ta refuzoj dot. E kam provuar se sa vlej dhe ka njerëz rreth meje që më vlerësojnë. Më irriton fakti që shkoj gjithmonë afër fitores, por nuk arrij të festoj asgjë, ndoshta mund të largohem”, përfundoi Insinje.