Disiplina gjobit Lensin, shihni çfarë bëjnë tifozët francezë!

Tifozët e Lens, ekip që luan në Ligën e dytë franceze pritet të bëjnë një gjest të pazakontë. Do mbledhin 10 mijë monedha 1 euroshe për të paguar gjobën që federata e futbollit në Francë i ka vendosur klubit.

Tifozeria e Lens ishtë ndaluar të shkonte në transfertë për shkak të problemeve që kishte shkaktuar më parë. Megjithatë, ata kanë qenë të pranishëm në 3 ndeshje, kundër Parisit, Soshosë dhe Azhaksosë.

Kjo ka sjellë edhe dënimin me 10 mijë euro të klubit. Së fundmi, tifozët kanë bërë një thirrje në rrejtet sociale për të mbledhur shumën, që përkon me gjobën e vendosur. Paratë do të mblidhen të premten e ardhshme në ndeshjen kundër skuadrës së Valonsien.

Më pas, përfaqësues të tyre do të udhëtojnë të shtunën në Paris për të depozituar 10 mijë monedha 1 euroshe në selinë e Komisionit të Disiplinës. E gjithë kjo bëhet në shenjë proteste ndaj vendimit të këtij autoriteti. Tifozët e Lens e shohin diçka absurde vendosjen e kësaj gjobe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online