Ekipi i Atalanta do të luajë ndeshjet e Champions në “San Siro’’. Ata do të zhvendosen në stadiumin mitik, për shkak rikonstruksioni të “Gewiss Stadium’’. Arena ku zhvillon ndeshjet në shtëpi ekipi bergamask ka një numër ulësesh relativisht të vogël (16 mijë) për t’u paraqitur në një kompeticion të tillë.
Kërkesa e bërë nga ekipi Italian, ka marrë përgjigjen pozitive të dy ekipeve milaneze, Inter dhe Milan. Kërkesa është zyrtarizuar më pas nga aprovimi i kryetarit të bashkisë. Atalanta ishte padyshim surpriza e vitit në Seria A, duke realizuar një sezon perfekt.
Bergamaskët arritën të siguronin vendin e tretë në kampionatin italian, njëkohësisht edhe kualifikimin për herë të parë ne një kompeticion si “Champions League’’. Jashtë mbetet Milani, që ironikisht do të shohë Atalantën të luajë në shtëpinë e tyre.