Inzagi shtyn vendimin për në korrik, shkon drejt refuzimit!

Filipo Inzagi ka shtyrë vendimin për të pranuar ose jo ofertën e presidentit të FSHF-së Armand Duka për të drejtuar kombëtaren e Shqipërisë. Trajneri i Venecias, i cili është duke pushuar në Formentera të Spanjës, ka kërkuar që të reflektojë, pasi dëshiron të dijë edhe planet e Venecias, ndoshta një strategji për të shtyrë Xho Takopinën, presidentin e klubit lagunar, që të ulet dhe të flasë me SuperPipon. Në fakt, duke shtyrë vendimin e tij për Shqipërinë, në gjithë këtë vorbull mediatike, Venecia duhet t’i përgjigjet ish-trajnerit të Milanit duke i ofruar garanci për merkaton dhe sidomos duke i rritur edhe rrogën. Zbardhja e shifrave me Shqipërinë, pra 40 mijë euro në sezon, është një farë mesazhi edhe për presidentin dhe pronarët rusë që ndodhen pas superprojektit të Venecias.

Sakaq, siç thamë, në korrik do të vijë edhe përgjigja e Inzagit për Shqipërinë, ndërsa Duka është duke punuar edhe për pista të tjera, i ftohur nga fakti se Inzagi nuk është entuziast dhe ky afat tjetër është thjesht sa për të mos refuzuar menjëherë. Agjenti i Inzagit, Tulio Tinti, ditët e shkuara, ka pasur një kontakt me vetë Dukën, por thjesht formaliteti, duke marrë në konsideratë dhe falënderuar federatën shqiptare që ka menduar për Pipon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online