De Biazi refuzon paratë e Arabisë Saudite

Ish-trajneri kuqezi u kontaktua nga Al Ahli Xhedah, që i ofroi deri në 400 mijë euro për në sezon, bashkë me bonuse, por nuk u bind

E ardhmja e Xhani de Biazit vazhdon që të jetë një rebus, por jo sa i përket stolit të Shqipërisë, pasi ai tashmë ka mbetur jetim dhe italiani dha dorëheqjen duke prishur zyrtarisht raportin me federatën shqiptare të futbollit. Por, në këtë rast flitet për aventurën e re që do të nisë tekniku, i cili për momentin është duke shijuar pushimet, edhe pse jo aq mes udhëtimeve që nuk kanë fund. Ditën e djeshme, sakaq, ndodhej sërish në Shqipëri, i ftuar në darkën e lamtumirës.

Edhe pse e deklaroi zyrtarisht në konferencën e shtypit pas Izraelit, përpara gazetarëve, pra duke thënë se nuk kishte marrë asnjë ofertë nga asnjë ekip, fakti është se vetëm një skuadër ka lëvizur zyrtarisht për të dhe e ka bërë duke e kontaktuar. Sipas asaj që ka arritur të mësojë Sport Ekspres bëhet fjalë për thirrjen nga Arabia Saudite, por jo për të marrë kombëtaren e këtij vendi, por thjesht për të drejtuar skuadrën Al Ahli Xhedah.

Një ofertë e majme, rreth 400 mijë euro në sezon, por që trajnerin nuk e bind aspak, pasi jo vetëm që bëhet fjalë për një vend ku futbolli është në nivele shumë të dobëta, por edhe sepse nuk mund të jetohet kurrsesi mirë. De Biazi e ka menduar dhe ka thënë menjëherë “jo”, i shtyrë edhe nga  familja, që një tjetër largësi, këtë herë në Arabi, do të ishte e papërballueshme, teksa përtej Adriatikut çdo gjë ishte perfekte.

Nga Kina, ndërkohë, asnjë telefonatë, edhe pse Sportitalia do të shkruante për një interesim nga Kina, me Tianzhin Tedën që e kishte vendosur emrin e trajnerit të Shqipërisë në listë.

Sa i përket kombëtareve të tjera që ai përmendi, Azerbajxhani e kishte kontaktuar shumë kohë më parë, por mbeti gjithçka aty, ndërsa në Serinë A asnjë ofertë deri tani, edhe për faktin se De Biazi vazhdon të mendojë se nuk ekziston lirshmëria që gjeti në Shqipëri, por presioni është shumë i madh.

Sondazhet e Spanjës, ndërkohë, kanë ardhur nga ekipe të ligës së dytë, por me një kontratë shumë të ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online