Belica: Po vuajmë kundër Ngosë! Hasani beson te triumfi bardheblu

0

Pjesa e parë e derbit Tirana-Partizani u mbyll pa gola. Bardheblutë ishin më kërkues dhe kishin disa raste të pastra për të shënuar, por Alban Hoxha ndodhet në formë shumë të mirë dhe po arrin të mbajë të paprekur portën.

Egzon Belica dhe Edon Hasani i Tiranës kanë dhënë përshtypjet e para për 45 minutëshin e zhvilluar. Mbrojtësi i Partizanit pranon vështirësitë e hasura ndaj sulmuesit Majkëll Ngo, i cili është shfaqur disa herë i rrezikshëm përballë Hoxhës, centimetrat e të cilit e bëjnë të frikshëm, sidomos në luftën në ajër.

Ngo është një kundërshtar shumë i vështirë për t’u markuar, pasi është një lojtar shumë i gjatë. Duhet të bëjmë më shumë dhe të kemi më kujdes nga krahët”, thekson Belica, ndërsa mesfushori i Tiranës beson se ekipi i tij do arrijë të gjejë rrugën e golit në pjesën e dytë.

Kemi patur shumë raste, por besoj se do arrijmë ta gjejmë golin në pjesën e dytë. Le të vazhdojmë në këtë mënyrë”, komenton shkodrani i ekipit bardheblu.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.