Interi “pa busull”, mundet nga Parma në “San Siro”

0

Inter vazhdon të mbetet pa ide në këtë fillim sezoni, mundet brenda në “San Siro” nga Parma, e cila këtë sezon është rikthyer ne elitën e futbollit italian pas shumë vitesh mungesë.

Ishte pikërisht një super gol i talentit 20-vjeçar, Federiko Di Markos. Di Marko, i cili erdhi nga stoli në këtë takim pikërisht në pushim të sfidës, në minutën e 79-të lëshoi një silurë drejt portës së Handanoviç për të lënë të pa lëvizur këtë të fundit. Fitorja e parë për skuadrën e Parmës, që vazhdon të mbetet një makth për zikaltërit, të cilët numërojnë vetëm një fitore në 4 sfidat e fundit ndaj ekipit emilian.

Një sfidë në tërësi që u dominua nga Inter, dhe me disa raste të humbura nga Perisiç, por ajo që vlen në fund nuk është loja por golat. Inter është në krizë totale dhe të martën pret Totenhen në Milano në një duel “zjarri”.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.