Hamilton nuk ndalet: “Pole position” në Singapor, Vetel i treti

Luis Hamilton nuk ndalet duke arritur të fitojë provat zyrtare të garës së Singaporit në Formula 1. Ferrari është renditur në vendin e tretë me Vetel dhe në të pestin me Raikonen. Verstapen do të niset i dyti, ndërsa Botas do të niset nga pozicioni i katërt.

Kampioni i Botës në fuqi u tregua më i shpejti duke arritur “pole position” e shtatë në këtë sezon. Britaniku i Mercedezit ndodhet në formë të mirë dhe pas fitores në Monza të Italisë, do të niset i pari në garën e Singaporit. Hamilton regjistroi kohën 1’36’’015, ndërsa pas tij u rendit holandezi Maks Verstapen.

Piloti i Toro Roso-Renault zhvilloi prova të mira dhe do të niset i dyti në garën e nesërme. Sebastian Vetel kompleton podin e nisjes. Gjermani i Ferrarit nuk i nisi mirë provat, si pasojë e një problemi në seksionin e parë, por në fund arriti të siguronte kohën e tretë më të mirë.

Pas tyre renditen Botas i Mercedezit në vendin e katërt, Kimi Raikonen i pesti dhe Daniel Riçiardo i Red Bullit në vendin e gjashtë. Nga provat zyrtare u eliminuan Alonso, Sainz, Leklerk, Erikson dhe Gasli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online