Duka: Sulm i orkestruar, ja pse duhet të qëndrojë Panuçi

Armand Duka, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, reagoi fill pas humbjes me Skocinë dhe kërkoi qetësi, pasi një klimë e tillë nuk i shërben kombëtares, sidomos kur sulmet nuk janë të karakterit sportiv.

Së fundmi Duka ka folur edhe në TV Klan: “Çdo skuadër ka limitet e veta, por edhe fatin e vet. Rezultati arrihet jo vetëm nga përgatitja dhe performanca e skuadrës, por edhe nga fati. Ndaj edhe Panuçi duhet të vazhdojë. Kjo është loja, ky është futbolli. Duhet të tentosh maksimalisht të përmirësohesh. Vetëm në momentet që armatën që ke nuk mund ta përmirësosh, atëherë mund të bësh ndryshime”.

Duka nuk ndalet me kaqe dhe e vijon arsyetimin e tij: “Të humbësh një ndeshje me Skocinë nuk do të thotë se duhet të presësh koka. Sulmi ndaj trajnerit më duket i orkestruar. Sigurisht që duhet të bëjmë analiza, dhe të kuptojmë se ku i kemi defektet sportive, por jo të kalojmë në emocione luftarake”.

“Të metat e vërejtura duhet t’i korrigjojmë për të ardhmen. Ne nuk lëvizim nga objektivi ynë për të qenë të parët e grupit dhe për të tentuar një kualifikim në Europian, edhe nga kjo mundësi. Steka tashmë është e lartë dhe të gjithë presin nga kombëtarja”, përfundoi kreu i FSHF-së, Armand Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online