Interi me projekt ambicioz, Milani ka një plan ndryshe për stadiumin

Milani dhe Interi janë të vetmet klube të mëdha, që menaxhojnë së bashku një stadium të vetëm. Presidenti i Milanit, Paolo Skaroni dhe CEO i Interit, Alesandro Antonelo ishin të pranishëm në eventin e organizuar nga vëllezërit Barela, sponsori i tyre i përbashkët.

Projekti i përbashkët është drejt përfundimit dhe kanë mbetur për t’u përcaktuar vetëm disa detaje të vogla, për t’ia paraqitur më pas komunës së Milanos. Kreu i kuqezinjve thekson se është më e lehtë ndërtimi i një stadiumi të ri, sesa rikonstruktimi i “San Siros”.

Nga ana tjetër, drejtuesi i zikaltërve tregon se kapaciteti i stadiumit do të reduktohet në 60 mijë spektatorë dhe do të tentohet përmirësimi i kushteve dhe shërbimeve për tifozët e pranishëm.

SKARONI – “Interi dhe Milani nuk i kanë paraqitur akoma projektin komunës së Milanos, por ka një projekt për të cilin po presim. Nuk bëhet fjalë vetëm për stadiumin e ri. Po marrim në konsideratë rikonstruktimin e ‘San Siros’ dhe prishjen e tij. Të dy opsionet kanë të mirat dhe defektet e veta. Ndoshta është më i lehtë ndërtimi i një stadiumi të ri se rikonstruktimi i ‘San Siros’. Jam i bindur që do të kemi stadiumin më të mirë në botë.”

ANTONELO – “Vëllezërit Barela janë sinonimi i cilësisë, traditës italiane dhe inovacionit. Jam i lumtur me partneritetin tresh, ku përfshihet dhe klubi i Milanit. Kjo tregon dëshirën për të bërë një projekt konkret dhe për të eksportuar cilësinë tonë nëpër botë. Jemi të kënaqur me këtë akord dhe fakti i prezencës së amerikanëve dhe kinezëve është një tjetër element shumë i rëndësishëm. Ka vite që përpiqemi bashkë me Milanin për të rinovuar ‘San Siron’. Milano e meriton një stadium modern. Projekti është ambicioz. Shpresojmë që projekti të aprovohet shumë shpejt dhe të nisim të shkruajmë një histori të re së bashku. Stadiumi mund të ketë një kapacitet më të vogël, duke parë që mesatarja e tifozëve tanë dhe të Milanit shkon në 60 mijë tifozë për ndeshje. Rëndësi ka dhe shërbimi ndaj tifozëve gjatë ndeshjes. Jemi shembull i vetëm në Europë ku dy klube të mëdha menaxhojnë një stadium. Klubet kanë treguar prej vitesh që dinë të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Kanë mbetur vetëm disa detaje për t’i shtuar projektit dhe më pas do ia kalojmë atë komunës së Milanos.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online