Dëshirat e Interit ne merkato janë të shumta. E fundit quhet Kristian Eriksen. Fantazisti i Totenhemit është një nga lojtarët më të mirë në treg në pozicionin e tij dhe zikaltrit do të futen në bisedime për ta blerë. Italianët vuajnë për fantazi dhe danezi do të ishte blerja prefekte.
Kontrata e 27-vjeçarit skadon pas një viti dhe drejtuesit e Interit dëshirojnë të përfitojnë për ta marrë me një çmim më të ulët sesa është ai real mesfushorin. Totenhemi nga ana e tij nuk dëshiron në asnjë mënyrë që lojtari të largohet dhe pritet t’i ofrojë një kontratë të re.
Interi qëndron pas dere dhe është gati për sulm në rast se londinezët dështojnë të arrijnë një marrëveshje me Eriksen. Gjithsesi, pëlqimet e Interit në merkato janë të shumta me tifozët zikaltër që kanë humbur disi besimin dhe presin vetëm zyrtarizime dhe jo zëra merkatoje. Kujtojmë që Reali i Madrdit dhe Barcelona ka kohë që e kërkojnë mesfushorin.