Interi heq dorë përfundimisht nga Vrsajlko, e gjen pasuesin në Angli

0

Mbrojtësi i Kroacisë, Sime Vrsajlko nuk ka bindur drejtuesit e Interit me paraqitjet e tij dhe me shumë gjasa, do të rikthehet sërish te Atletiko.

25-vjeçari mund të blihet përfundimisht nga Interi për 25 milionë euro në fund të sezonit, por ky opsion nuk do të përdoret nga drejtuesit e skuadrës italiane.

Është filluar të mendohet për pasuesin e Vrsajlkos dhe emri më i pëlqyer është ai i Antonio Valencias. Veterani i Junajtid është pa kontratë në fund të sezonit dhe me shumë gjasa, do të vazhdojë karrierën te Interi.

Mbetet vetëm për tu zbuluar nëse zikaltrit do të synojnë ta marrin që në janar mbrojtësin nga Ekuadori, ose nëse do të presin merkaton e verës që ta transferojnë me parametra zero.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.