Interi pësoi një disfatë të rëndë mesditën e djeshme, teksa u shkatërrua me shifrat 4-1, ndaj Atalantës. Përveç humbjes, zikaltrit marrin një tjetër lajm të hidhur nga kjo transfertë. Kuaudo Azamoa duket se ka marrë një dëmtim në gju.
Siç thuhet dhe nga federate ganeze e futbollit, mbrojtësi nuk do mund të jetë pjesë e kombëtares në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Afrikës, si pasojë e një dëmtimi. Sipas zyrtarëve të klubit zikaltër, gjendja e Azamoas ka nevojë urgjente mjekësore, për të mësuar dhe shkallën e dëmtimit.
Mbrojtësi ganez u transferua në merkaton e kësaj vere, nga Juventus me parametra zero. 29-vjeçari ka qenë thuajse një titullar i padiskutueshëm për Spaletin, duke nisur nga minuta e parë në 13 ndeshje nga 17 të mundshme, mes Serisë A dhe Championsit.