Interi, çështja “Ikardi” dhe largimi i tij drejt Juventusit: Zhang i sqaron të gjitha

Interi po kalon një moment të mirë me rezultatet që ka marrë në ndeshjet e fundit, teksa ka tre fitore radhazi. Gjithsesi, gjërat jashtë fushe nuk po shkojnë ashtu siç duhet për ekipin zikaltër, mjafton të përmendim këtu çështjen “Ikardi”.

Lidhur me polemikat e fundit në lidhje me Ikardin dhe spekulimet për një largim të mundshëm drejt Juventusit, si dhe ekipin, ka folur pikërisht presidenti i Interit, Stiven Zhang. Numri një i klubit, ka siguruar tifozët zikaltër që kalimi i Ikardit në Torino, nuk ka asnjë mundësi të ndodhë.

INTERI – “Që kur e morëm drejtimin në fillim, objektivi dhe synimi ynë ka qenë i qartë: Interi të bëhet një ndër klubet me të suksesshëm dhe prestigjioz në Botë. Kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara, duke arritur rezultate brenda dhe jashtë fushës dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu.”

IKARDI – “Në futboll nuk them kurrë për një biznes me Juventusin. Por në këtë rast, nuk ka asnjë mundësi që Ikardi të kalojë në ekipin e tyre. Kemi folur shumë mbi këtë histori, prandaj dua t’i them mjaft. Me Ikardin po diskutojmë për rinovimin. Filozofia jonë është që grupi gjithmonë do të jetë përpara individit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online