Stefano Sensi është vetëm një hap larg Interit, pak ditë pasi ishte i lidhur me një kalim te rivalët e përjetshëm të Milanit. Drejtuesit e zikaltërve u takuan me agjentin e mesfushorit të Sasuolos, Xhiusepe Riso, dhe kanë arritur një akord.
Dy palët gjetën një marrëveshje të ngjashme me atë të vitit të kaluar për Mateo Politanon. Sensi do të transferohet tek Interi në huazim (rreth 5 milionë euro) me të drejtën e blerjes në fund të sezonit, për një shumë rreth 25 milionë euro. Gjithashtu, Edoardo Vergani, sulmuesi 18-vjeçar i Interit, do kalojë te Sasuolo.
Inter ka siguruar marrëveshjen për Sensin në vetëm pak orë, siç raportojnë mediat italiane. Mesfushori 23-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare në rreth 1.8 milionë në sezon. Sensi do të jetë përforcimi i parë për Antonio Konten dhe pritet të pasohet së shpejti nga Barela dhe Xheko.