Boshatiset Luftëtari, një titullar zyrtarizohet në Gjermani

0

Luftëtari vazhdon të boshatiset. Deri më tani janë larguar shumica e lojtarëve të mbrojtjes, madje edhe janë sistemuar në ekipe të tjera. Oltion Rapa dhe Xhekson kanë zgjedhur Gjilanin, kurse Rustem Hoxha është rikthyer te Teuta. Mbrojtësi i radhës që lë bluzinjtë është Mërgim Neziri.

Ish-lojtari i Kamzës do ta vazhdojë karrierën në Gjermani me VFR Aalen 1921, që garon në “Regionalliga” (divizioni i katërt). Neziri është shprehur i kënaqur pas kësaj lëvizjeje: “Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar dhe se jam kthyer këtu. Jam i kënaqur që do të jem pranë shtëpisë time, kur në Gopingen”.

Mbrojtësi 26-vjeccar, te Luftëtari nënshkroi në janar dhe pësoi një dëmtim që u mendua se i mbylli sezonin. Gjithsesi problemi nuk ishte serioz dhe ai u aktivizua në 12 ndeshje (8 titullar). Për të ishte eksperienca e dytë në Superiore dhe tani rikthehet te Aalen, ku është aktivizuar edhe në sezonin 2011-2012.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.