Tomas Strakosha është një nga pikat më të forta të Lacios dhe kombëtares shqiptare. 24-vjeçari e mbylli sezonin e fundit i dëmtuar, por ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.
Mediat italiane raportojnë se për gardianin shqiptar ka interesim nga Premier Liga. Plot katër klube e pëlqejnë Strakoshën. Njukasëlli e kërkon me çdo kusht dhe pritet të formulojë ofertën zyrtare për Lacion.
Presidenti Lotito e vlerëson 50 milionë euro kartonin e portierit. Përveç “qymyrxhinjve”, Strakosha po monitorohet edhe nga Arsenali, Totenhemi dhe Uest Hemi.
Manuel Pelegrini, i cili mban postin e trajnerin të “çekiçëve”, e pëlqen shumë portierin shqiptar dhe ju ka kërkuar drejtuesve t’ia sjellin në Londër.
Për ta bërë diçka të tillë duhet bindur Lotito dhe duhen plotësuar kërkesat e tij, përndryshe Strakosha do të vazhdonte me Lacion deri në vitin 2022, vit kur i mbaron kontrata me bardhekaltrit.