Interesi i Interit, festimi me shqiponjë dhe sukseset Kosovës: Flet Granit Xhaka

Granit Xhaka ishte një ndër iniciatorët e “lojës së yjeve”. Ndeshja e zhvilluar sot në “Fadil Vokrri”, mblodhi në fushë personalitet të njohura shqiptare  nga fusha të ndryshme. Të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Pak minuta para fillimit të takimit, mesfushori i Arsenalit u ndal para mikrofonit të “ART Sport”, ku iu përgjigj pyetjeve të shumta në drejtim të tij.

Interes nga Interi? “Unë kam dhe katër vite kontratë me Arsenalin, e kam rinovuar vitin e kaluar. Jam shumë i lumtur atje, familja ime gjithashtu. Për momentin nuk ka asgjë konkrete, jam i fokusuar tek Arsenali, por të shohim të ardhmen”.

FESTIMI ME SHQIPONJË NDAJ SERBISË – “Është e vështira ta shpjegoj me fjalë ndeshjen ose golin. Ka qenë një ndeshje e veshtirë jo vetëm për mua, por edhe për shqiptarët kudo që ndodhen. Ne dimë historinë pak a shumë që kemi me Serbinë. Gjithsesi ajo ishte një lojë normale, s’pati lidhje politike. Shqiponjën nuk e kisha në plan ta bëja, por veprova në emocion e sipër. Jam krenar që fituam, si unë edhe Xherdani (Shaqiri). Absolutisht ka qenë një ndër golat e ndeshjet më të rëndësishme. E fituam atë lojë për Zvicrën, morëm tri pikët, por edhe për të gjithë shqiptarët”.

https://twitter.com/kosovanfooty/status/1139992844096167937

GJOBA PËR SHQIPONJËN – “Të them të drejtën  ne s’kemi paguar fare (qesh). Ka qenë një biznesmen shqiptar në Amerikë që na kontaktoi dhe e pagoi. Paratë e tjera të mbledhura u shpërndanë për gjëra të ndryshme në Kosovë dhe Zvicër”.

Ndonjë koment për ecurinë e Kosovës? “Jam ndier shumë mirë. Jam shumë krenar për shokët e mi. Kosova meriton komplimentet maksimale për ato që ka arritur në dy vitet e fundit”.

Keni luajtur kundër Shqipërisë, po kundër Kosovës do ta keni të vështirë të luani? “Normal që do të jetë një lojë e vështirë nëse vihem përballë Kosovës. Unë prindërit i kam nga këtu dhe të gjithë”.

Do bëheni së shpejti baba, a dihet gjinia e fëmijës? “Po, e dimë, por kemi vendosur që ta mbajmë privat”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online