Inter po punon për ta rinovuar repartin e mesfushës. Përveç ardhjeve priten edhe largime. Zhoao Mario është një prej të zgjedhurve në dalje. Mediet italiane raportojnë se ai është në negociata të avancuara mbi një transferim në Monako.
Interi e vlerëson 25 milionë euro mesfushorin. Ai nuk është pjesë e planeve të Antonio Conte dhe paga e tij është gjithashtu një peshë në financat e klubit. Agjenti i Zhoao Mario dhe ndërmjetësit e tij ishin në selinë e klubit zikaltër këtë mëngjes për të diskutuar transferimin në principatën franceze.
Ishte një takim i gjatë dhe besohet se Interi ka kërkuar 25 milionë euro, ndërsa Monako ka tentuar të negociojë rreth kësaj. 26-vjeçari është blerë nga Sportingu për 40 milionë euro në verën e vitit 2016 pas një dueli me rivalët e Milanit. Përtej kësaj shifre, luzitani nuk i plotësoi kurrë pritshmëritë klubit.