Imobile me tone të ashpra: Bakajoko-Kesi burra të vegjël, Açerbi një luan!

Një “konflikt” në rrjetet sociale pati ndodhur mes Bakajoko dhe lojtarit të Lacios, Françeko Acerbi. Ky i fundit i dhuroi bluzën francezit të Milanit pas ndeshjes që Milani e fitoi mbrëmë 1-0, në shenjë paqeje për të mbyllur çdo diskutim mes tyre.

Mesfushori i Milanit, bashkë me Kesi e përdorën bluzën për t’ja treguar tifozëve të tyre si të ishte një trofe. Ky gjest jo i drejtë i dy lojtarëve të “djallit” ka ngjallur reagimin e shokut të Acerbit te Lacio, Çiro Imobile. Megjithëse Bakajoko kërkoi falje, sulmuesi i Lacios ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram.

Ai i etiketon si ‘burra të vegjël’ dy mesfushorët dhe shprehet se Acerbi ka treguar se është një kampion. “Dy burra të vegjël që tregojnë bluzën e një kampioni si në fushë edhe në jetë. Ti je një luan Françesko Acerbi”, shkruan Imobile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *